E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet 19-vjeçarja pas debatit me babanë

CËRRIK-Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës me armë në qytetin e Cërrikut. Xhuliana S. lindur e banuese në lagjen nr 3 në Cërrik ka përdorur armën automatike tip kallashnikov duke qëlluar një të shtënë në grykë.

Vajza ka qenë e vetme në dhomën e saj, pasi kishte pasur një debat në familje. Nga dëshmitë e familjarëve në polici mësohet se shkaku i debatit në shtëpi ka qenë një ngjarje e ndodhur në plazh.

Sipas policisë, 19-vjeçarja ka qenë sëbashku me vëllanë në det, ku edhe mësohet të ketë takuar një djalë. Kjo ngjarje i ka bërë përshtypje vëllait, i cili ka rrëfyer në shtëpi atë që kishte ndodhur. Babai i vajzës, ka kërkuar llogari mbi këtë njohje të

19-vjeçares dhe debati ka qenë i ashpër.

Pas kësaj, ajo e prekur thellësisht nga fjalët e babait ka vendosur të ndërmarrë aktin fatal. Duke ditur edhe vendin e armës që mbahej në shtëpi nga kjo familje Xhulianae ka marrë fshehurazi dhe ka përgatitur fundin.

Asnjë pjesëtar i familjes nuk ka pikasur atë që kishte ndërmend të ndërmerrte vajza. Kur nga arma është dëgjuar e shtëna, të terrorizuar familjarët kanë rendur në dhomë ku edhe kanë gjetur të shtrirë me armë në dorë.

Edhe pse janë munduar ta çojnë në ambulancën e qytetit, vajza ka gjetur vdekjen rrugës. Familja kishte një vajzë dhe dy djem. Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat të atin e vajzës, i cili pasi është pyetur është lënë i lirë. Ndërkohë një tjetër i shoqëruar në policia ka qënë djali, i cilësuar si shkaktar i grindjes në familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›