Lirimi i hapësirave publike në plazhe, Policia sekuestron 70 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në plazhin e Kallmit në Durrës u proceduan penalisht 3 shtetas si dhe u sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 15, në tri hapësira publike në plazhin e Kallmit, u hoqën dhe u sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 3 shtetas.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 61 vjeç, E. S., 36 vjeç dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Nga qershori deri në fund të gushtit livadhet alpine janë të mbushura me shumëllojshmëri të luleve, ku turistët fiksojnë në aparatet e tyre fotografikë momente të paharrueshme.
/k.s/