Ban Ki Mun: Të avancojë rikonfigurimi i UNMIK
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun i ka dorëzuar një raport Këshillit të Sigurimit, ku thuhet se ka dhënë urdhër për avancimin e rikonfigurimit të UNMIK-ut në Kosovë.
Ban Ki Mun njofton se ka urdhëruar të dërguarin e tij Lamberto Zannier që UNMIK-u të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian në mënyrë që misioni i BE-së, EULEX, të sigurojë kompetencat dhe rolin operativ në fushën që kishte UNMIK-u deri tani. "Ngjarje që kanë ndodhur kanë sjellë krijimin e realitetit të ri në Kosovë dhe UNMIK-u nuk mund ta luajë më me efikasitet rolin e qeverisjes, transitore ashtu si deri më tani", tha Ban Ki Mun. Ndërsa shtetet perëndimore, që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, e mbështesin këtë veprim, Serbia dhe Rusia e kundërshtojnë vendosjen e misionit EULEX në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se OKB-ja mban pozicionin e saj neutral kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës. "Thjesht, UNMIK-u nuk mundet tashmë ta realizojë rolin që ka pasur deri tani", tha ai.