E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta në Iran dhe raketat drejt Turqisë, Erdoğan: Kemi mobilizuar të gjitha njësitë

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Ankara, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka bërë disa deklarata të rëndësishme lidhur me situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe rastin e dytë që raketat iraniane tentojnë territorin turk.

“Në këto kohë të vështira që po kalon rajoni ynë, përfunduam një mbledhje kabineti ku diskutuan tema të rëndësishme për vendin tonë. Kryesisht diskutuam për krizën e Iranit dhe pasojat që ka kjo për rajonin tonë.

Vlerësuam efektet e kësaj krize në një gamë të gjerë. Analizuam skenarët e mundshëm të përhapjes dhe zgjerimit të konflikteve, ose daljes jashtë kontrollit.

Si qeveri, që nga 28 Shkurti jemi në gatishmëri me të gjitha njësitë tona dhe kemi mobilizuar të gjitha njësitë”, tha ndër të tjera presidenti turk, përcjellin mediat vendase.

Ministria Turke e Mbrojtjes tha sot se një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë të ndarë në  “X”, ministria tha se disa mbeturina nga municionet ranë në tokë të zbrazët në Gaziantep, duke shtuar se nuk ka patur viktima ose të plagosur.

Ministria shtoi se Turqia i kushton “rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal“, duke theksuar se “të gjitha masat e nevojshme do të merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›