VIDEO/ Fshihej në zonat e thella të Prrenjasit, kapet i dënuari me mbi 9 vite burg nga GJKKO (EMRI)

Një 37-vjeçar është arrestuar në fshatin Pishkash të Prrenjasit pasi ishte dënuar me mbi 9 vite burg nga GJKKO.
Në njoftimin e policisë thuhet se ai ishte i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, për prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Valmir Polisi, 37 vjeç, fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, dhe sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Targeti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, për prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
37-vjeçari i dënuar me mbi 9 vjet burgim, nga GjKKO-ja, u vu në pranga si rezultat i punës së mirorganizuar të shërbimeve operacionale të Drejtorisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Shtetasi fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, dhe sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet.
Në kuadër të operacionit, u kap në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, shtetasi Valmir Polisi, 37 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, shtetasit Valmir Polisi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.
Shtetasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.