Lushnje, largohen nga policia makinat e bllokuara
LUSHNJE- Policia e rendit në Lushnje ka nisur nga puna për të larguar një mal me makina të bllokuara ndër vite, të cilat kishin zënë oborrin e institucionit. Mbi 150 mjete si makina, motoçikleta kanë mbetur në oborrin e komisariatit të policisë peng prej vitesh. Por pak ditë më parë ato janë shitur dhe fituesi i tenderit ka rezultuar një firmë nga Fieri. Mëngjesin e djeshëm makinat e bllokuara janë ngarkuar me vinç për tu dërguar për skrap. Burimet e policisë pohuan se disa nga ato mjete kishin vite që qëndronin në oborrin e komisariatit dhe pronarët e tyre nuk janë përpjekur që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për t’i marrë. Tashmë këto makina do të shiten për skrap apo pjesë këmbimi pasi ligjin pengon që ato të qarkullojnë sërish në rrugë.