E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini: Rusia nuk është e përfshirë në planin e paqes për Gazën të Trump

MOSKË, 30 shtator /ATSH-DPA/- Rusia nuk është e përfshirë në planin e paqes të presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, tha sot Kremlini.

“Nuk ka patur sinjale nga amerikanët”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në Moskë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Megjithatë, ai tha se Rusia mbështet përpjekjet e Trump.

“Shpresojmë që ky plan të zbatohet dhe se do të ndihmojë në zgjidhjen e ngjarjeve në Lindjen e Mesme drejt një kursi paqësor”, tha Peskov.

Ai shtoi se Rusia, tradicionalisht mban kontakte me të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje paqësore.

Pas një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dje në Uashington, Trump njoftoi planin e paqes në Gaza.

Ai synon t’i japë fund luftimeve dhe largimin e lëvizjes islamiste palestineze “Hamas” nga pushteti në Gaza. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›