E Martë, 3 Nëntor 2026

Maji, muaji i Zojës së Shkodrës – Papa Françesku e ka shpallur kishën e Zojës së Këshillit të Mirë, bazilikë

Kisha katolike ia kushton muajin maj tradicionalisht Zojës së Bekuar. Besimtarë të shumtë përgjatë gjithë muajit i drejtohen me lutje kishës së Zojës së Këshillit të Mirë rrëzë kalasë në Shkodër.

Prej 26 prillit, Papa Françesku e ka shpallur kishën e Zojës së Këshillit të Mirë bazilikë.

Më 25 prill 1993 u bekua gurthemeli i kësaj bazilike nga Papa Gjon Pali II, i cili dhuroi edhe kopjen autentike të Figurës së Zojës, që nderohet në Shenjtërore.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›