E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesat e pafat te Frederikut

Nje shkodran kavalier, qe duket se ne rinine e tij ka bere per vete shume femra. Natyre me humor dhe per me teper artist i afirmuar themi, qe Frederik Ndoci, apo Riku sic e therrasin miqte, i ka pasur te gjitha mundesite per te qene i suksesshem me femrat. Nese kujtojme shkelqimin e tij ne disa filma dhe kenge, te gjithe do te bindemi per kete fakt. Zeri i embel, por edhe natyra capkene e Frederikut e kane bere ate nje mashkull trendy, qe ne vitet e rinise hershme. Por duket se fati nuk i ka prirur shume per mbare, te pakten ne martesat e tij. Martesa e pare e kengetarit do te perfundonte pas shume vitesh sprova, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj. Me bashkeshorten e tij te pare, artisti shqiptar kishte perballuar emigrimin, veashtiresite e jetes ne Itali e me pas ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dukej nje lidhje e qendrueshme, deri ne fundin e viteve '90, kur do te shenohej divorci i pare i Rikut. Kengetari nuk do ta kishte te lehte kete ndarje aq me teper, duke qene edhe me femije. Por ne vitin 1999, ai u njoh me Aiden. Nje vajze e thjeshte, qe me sa duket e terhoqi kengetarin dhe e beri te dashurohej pas saj. Jeta e tyre do te niste ne Shtetet e Bashkuara te Ameikes, ku edhe rrodhi natyrshem, te pakten deri ne vitin 2006. Atehere Riku dhe Aida u kthyen ne Shqiperi, per te shenuar nje pike kluminante, jo vetem ne jeten e tyre ne cift, por edhe ne karrieren artistike. Per here te pare, Aida do te njihej, jo vetem si bashkeshortja e Rikut, por edhe si kengetare. Ndonese Frederiku ishte mesuar me cmime te para ne festivale, prania e Aides ka qene fatsjellese per te. "Balada e gurit", do te ngjitej ne skenen e festivalit Evropian, pikerisht me zerin e alternuar te dy kengetareve. Me pas, atehere kur gjithcka dukej se shkonte me se miri dhe askush nuk e priste, do te vinte edhe ndarja e dyte ne jeten e Frederik Ndocit, qe gjithsesi pas nje viti, duket e rikuperueshme. Le te shpresojme, se do te jete e tille. Megjithate per momentin, Riku vazhdon te jetoje ne apartamentin e tij ne Tirane, nderkohe qe nga Aida, pritet nje vendim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›