Aida kthehet ne Shqiperi, mundesi ribashkimi me Frederikun
Duket se ne horizont jane shfaqur mundesite e ribashkimit te kengetarit Frederik Ndoci me ish-bashkeshorten, Aida. Ndonese gjerat jane ende ne ajer dhe nuk jane bere konkrete, te pakten nga ana e Aides, kjo e fundit nuk e perjashton mundesine e rikthimit tek martesa me Rikun. Nderkohe vete kengetari, duket i prekur ndersa i permend kete fakt dhe nuk pranon te jape asnje koment per marredhenien mes tyre. Qe prej pak kohesh, Aida ndodhet ne Shqiperi per te pushuar. Momentalisht eshte ndalur ne plazhin e Durresit, ku po shijon disa dite relaks ne pranine e miqve dhe te afermve, duke qene se origjina e saj eshte nga ky qytet. Por, gjate kesaj vizite ne atdhe, ajo ka perfituar nga rasti te ritakohet me Rikun dhe te diskutojne per ceshtjen e lidhjes se tyre. Edhe pse shkendijat e nje ribashkimi tashme jane shfaqur, Aida nuk mund te thote asgje me siguri. "Momentalisht nuk mund te them asgje te sigurt, sepse me duket se jam ne ajer", shprehet ajo. Por pranon se jane takuar me Rikun dhe gjithcka mes tyre eshte zhvilluar si gjithmone, ne nje fryme paqesore dhe mirekuptimi te dyfishte, qe nuk ka lene vend per qejfmbetje nga asnjera pale. "Sigurisht, qe jam takuar me Rikun gjate ketyre diteve, sepse ne gjithmone kemi pasur paqe me njeri-tjetrin dhe nuk kemi arsye perse te mos ruajme marredhenie te tilla, megjithate nuk kemi vendosur asgje per t'u rikthyer", pohon ajo per gazeten. Gjate kesaj periudhe, ne jeten e saj amerikane Aida ka qene me shume e dhene pas shkolles qe ka filluar atje, nderkohe qe mesojme se kontaktet me Frederikun i ka mbajtur edhe permes telefonit. Por edhe Riku, kur ka udhetuar per ne Shtetet e Bashkuara ka gjetur gjithmone mundesine te takoje Aiden. Kjo tregon, natyren tolerante te tyre dhe menyren, se si e kane konceptuar kete lidhje krejt te hapur. E pyetur, se cilat ishin arsyet qe nje vit me pare, e bene te merrte vendimin per te jetuar larg Rikut, Aida shprehet: "Kam pasur nevoje per nje periudhe qetesie, qe me ka sherbyer per te menduar dhe reflektuar". E ndersa Riku shfaqet shume i angazhuar me koncerte gjate gjithe stines se nxehte, duket se Aida do te vazhdoje te shijoje diellin e ngrohte mesdhetar, te pakten deri ne fund te gushtit. Gati nje vit me pare, ne media u be publik lajmi i ndarjes se Frederik Ndocit nga bashkeshortja e tij, e cila ishte rikthyer per te jetuar ne SHBA, nderkohe qe kengetari kishte mbetur ne Shqiperi. Gjate kesaj periudhe asnje prej te dyve nuk kishte pranuar te jepte detaje rreth kesaj ndarjeje, pas gati 8 vjetesh bashkejetese. Kengetari ishte perpjekur ta anashkalonte kete fakt ne gjithe intervistat, qe jepte, nderkohe qe ish-bashkeshortja e tij ishte ndjere me e mbrojtur nga mediat, fale largesise dhe jeteses ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmi i ndarjes shkaktoi nje impakt te vecante tek mediat, por edhe tek fansat e kengetarit, duke qene se erdhi vetem pak kohe, pasi cifti ishte ngjitur ne skene, si fitues i Festivalit te Kenges ne RTSH, e per me teper perfaqesues i Shqiperise ne "Eurorsong". Edhe pse hera e pare qe ngjitej ne skene, vajza nga Durresi kishte ditur te tregonte aftesite e saj duke e gjetur veten mjaft mire, ne krah te nje kengetari profesionist. Dhe tani, vetem nje vit me pas, ne rikthimin e saj te pare ne Shqiperi, Aida le hapesire per te menduar per ribashkimin. Nuk dime se si do te shkoje kjo marredhenie me tej, megjithate gjithcka mund te ndodhe, po te kemi parasysh raportet e mira qe ata vazhdojne te kete. Per me teper, duke kujtuar faktin, qe ne jeten e nje cifti ulje-ngritjet jane me se normale, shpresojme, qe heren e ardhshme te kemi dicka shume me konkrete per te cilen mund te shkruajme. Gjate bisedes me te, Aida nuk e ka perjashtuar mundesine e nje qendrimi me te gjate ne Shqiperi. "Kam disa projekte artistike, per t'i realizuar ketu, keshtu qe me duhet ta mendoj", pohon. Nuk dime nese keto projekte te saj do te jene serish perkrah Rikut, megjithate besojme, se tashme ajo ka nje arsye me shume per te qendruar.