Artisti angazhohet ne ceshtjet e bamiresise
Ka pasur nje prirje per t'u angazhuar ne ceshtje bamiresie dhe ka gjetur momentin me te mire per ta bere. Sigurisht edhe fale njerezve te duhur, me te cilet fati e ka takuar ne menyre krejt rastesore. Frederik Ndoci eshte bere keshtu nje prej perfaqesuesve shqiptare te "FIABA"-s, (Fondo Italiano Abbattimento Barriere Architettoniche). Eshte kjo nje shoqate bamiresie me qender ne Itali dhe me president Comm. Giusepe Trieste. Ky i fundit eshte edhe njeriu, qe ka themeluar nje prej organizatave me te medha te bamiresise ne Itali, pasi e ka filluar veprimtarine e tij ne kete drejtim, qe ne vitet '60. Qellimi i FIABA-s, eshte pikerisht ndihma konkrete ndaj personave me aftesi te kufizuara, nje prej te cileve eshte edhe vete zoti Trieste. Nje grup prej drejtuesve te FIABA-s, se bashku me presidentin e saj kane qene keto dite ne Tirane, per te legjitimuar lindjen e kesaj shoqate edhe ne vendin tone. Dhe duket, se koordinatori i kesaj shoqate per Shqiperine, do te jete kengetari Frederik Ndoci, i cili nga e vet, ndjehet i vleresuar, qe do te kete mundesi te beje dicka per te permiresuar jeten e personave me aftesi te kufizuara. Pjese e projekteve te shoqates jane edhe ndertimet pa barriera, ne menyre, qe te lehtesojne jetesen e personave me aftesi te kufizuara.
"Jam shume i kenaqur, qe kam mundesine te jap kontributin tim ne ndihme te personave, qe kane nevoje per mbeshtetje dhe shpresoj, qe gjithe shoqeria te beje kete".
"Qe prej 40 vjetesh jam angazhuar per te promovuar nje kulture te re, qe e sheh diversitetin, si nje burim per njerezit dhe shoqerine. Ne vitin 1960, themelova sportet per personat me aftesi te kufizuara dhe u shpalla kampion ne vitet 1972/76/80."
Sot FIABA eshte e pranishme ne te gjithe Italine dhe mbi te gjitha tek institucione me te drejta vendimmarrese, mes te cileve Presidenca e Keshillit te Ministrave, rajone, provinca, komuna, universitete, institute, etj. Pikesynime te njejta, shoqata ka edhe per Shqiperine.