Masakra e Lures, sot masa e sigurise
Tre vellezerit e dyshuar si autore te vrasjes se dyfishte te motres se tyre dhe te dashurit te saj, kater dite me pare ne fshatin Qender Lure te Dibres, pritet te dalin sot para togave te zeza te gjykates per masen e sigurise. Te dyshuarit, njeri prej te cileve ka pranuar se ka qelluar mbi te rinjte Granit Gjoci e Nafize Buci, jane arrestuar ne nje interval prej 24 oresh nga ngjarja. Urim, Selman dhe Ylli Buci kane rene ne pranga njeri pas tjetrit, ndersa tentonin te largoheshin nga fshati ne drejtime te ndryshme, permes shtigjeve malore. Sot ata do te kene mundesine te perballen ne Gjykaten e Dibres, ndersa jane marre ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes. Mesohet se te dyshuarit i qendrojne motivit te deklaruar te vrasjes per nder, ndersa familjaret e 19-vjecarit Gjoci, qe mbeti viktime e dashurise, deklaruan se nuk e falin gjakun e djalit te tyre. Mbremjen e krimit eshte arrestuar i pari i vellezerve, Urimi, 30 vjec, i cili ka pranuar perpara oficereve te policise gjyqesore se eshte autori i vrasjes per ceshtje nderi. I arrestuari ka treguar perpara policise se 19-vjecari i kishte premtuar martese motres se tij, me qellimin e vetem per ta cuar ne shtrat. Rreth ores 01:30 te mengjesit te se enjtes eshte arrestuar i dyti i vellezerve Buci, Selmani, 32 vjec. Ai eshte kapur ne zonen malore te Lures, pa bere rezistence. Po kete dite policia ka mbyllur operacionin me arrestimin edhe te Ylli Bucit. Policia tha se 26-vjecari u ndalua ne afersi te fshatit Pregj, te krahines se Lures. Me i vogli prej vellezerve kishte me vete nje arme automatike, qe mendohet te jete ajo me te cilen u kryen vrasjet. Arrestimi i tre vellezerve mesohet se eshte kryer ne bashkepunim me banoret e zones, te cilet i kane dhene uniformave blu informacione te ndryshme e te vazhdueshme ne lidhje me levizjet e tre te akuzuarve per masakren e paprecedent ne keto ane.
A.C