Erdogan, mesazh nga qielli per Berishen
Kryeministri i Turqise, Taip Erdogan, i dergoi Kryeministrit Berisha nje mesazh urimi, ndersa kalonte mbi qiellin shqiptar ne udhetimin e tij per ne Portugali. "Dua t'u dergoj pershendetjet e mia me te mira Shkelqesise Tuaj, shendet dhe lumturi, prosperitet dhe pune te mbare ne te mire te mbare popullit shqiptar. Une besoj fortesisht se marredheniet e shkelqyera ekzistuese midis dy vendeve tona do te zhvillohen me tej ne vitet qe do te vijne", thekson Kryeministri turk ne mesazhin e derguar Berishes. Ky eshte nje rregull per te gjithe personalitetet e larta qe kalojne ne hapesiren ajrore te nje vendi. Nje mesazh te tille pershendetjeje ne drejtim te Berishes dergoi dhe Papa Benedikt XVI, gjate kalimit ne hapesiren ajrore shqiptare, teksa shkonte per vizite ne Turqi.