Dhomat e paraburgimit, te mbipopulluara
Dhomat e paraburgimit ne Vlore jane te mbipopulluara me te ndaluar ne proces gjykimi apo hetimor. Numerohen 91 te paraburgosur, qe jane strehuar ne nje dhome, nderkohe qe kapaciteti i saj mban vetem 46 persona. Ne 17 dhomat qe ka ky paraburgim, pervec numrit te madh te personave te futur ne nje dhome, sipas raportit te Avokatit te Popullit, nuk ka kushte te tjera mirembajtjeje. Keshtu, te paraburgosurit nuk kane se ku te mbajne ushqimet e sjella nga familjaret e tyre. "Zgjidhja e vetme qe kane gjetur te paraburgosurit eshte ajo e paketimit ne qese plasmasi dhe te varura ne gozhda, te cilat jane ngulur neper mure", thuhet ne raportin perfundimtar. Nderkohe qe te paraburgosurit duhet te siguronin mbi te gjitha edhe batanijet, te cilat mungojne. Ne te gjithe paraburgimin e Vlores ekzistojne vetem dy dushe dhe dy banja. Kushtet e veshtira dhe jashte standardeve te jeteses, sipas drejtuesve te ketij institucioni, lene per te deshiruar, ndersa pritet te ngrihet nje ndertese e re. Gazeta "KJ", disa dite me pare, publikoi edhe kushtet e renduara qe ekzistonin ne kete paraburgim, pas nje inspektimi te eksperteve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit.
Leter Enkelejd Alibeajt dhe Ina Rames
Avokati i Popullit, nepermjet nje shkrese te derguar ministrit te Drejtesise, Enkelejd Aibeaj, me daten 5 dhjetor, i rekomandon nisjen e hetimit per vepren penale te "tortures", kryer ne bashkepunim. Ne rekomandim denoncohen punonjesit Afrim Shameti, Myfit Hyseni, Erion Malaj dhe Ilir Jaupi, me detyre efektive policie ne institucionin e paraburgimit Vlore. Gjithashtu eshte kerkuar permiresimi i kushteve ne ambiente dhe marrja e masave. Zyra e Avokatit te Popullit, prej tri ditesh i ka derguar nje rekomandim edhe Kryeprokurores Ina Rama, te ciles i kerkon nisjen e hetimeve per dhunen e ushtruar disa dite me pare nga ana e punonjesve te policise ne institucionin e paraburgimit Vlore. Madje, kerkohet nje pergjigje zyrtare brenda 30 diteve per fatin e ceshtjes.