E Diel, 1 Nëntor 2026

KURUM: Ne, kontroll te plote hekurit

Ne mjediset e ish-Kombinatit Metalurgjik te Elbasanit si dhe ne nje pjese te portit te Durresit ushtron veprimtari prodhuese dhe importuese, kompania turke "Kurum". Ne nje prononcim dje, Flora Manuka, perfaqesuese e kompanise, komentoi denoncimin e disa mjekeve dhe specialisteve nga Elbasani dhe Tirana, per skrapet e importuara qe dyshohet se permbajne radioaktivitet. Manuka deklaroi se persa i perket firmes ku ajo angazhohet, skrapet qe ajo administron, nuk permbajne lende te tilla te demshme, por nuk kane dhe mundesi qe t'i permbajne ato. Sipas saj, pasi "transporti nderkombetar i skrapeve nga nje vend ne nje tjeter ka disa rregulla, dhe vetem nese u pershtatesh ketyre rregullave jepet leja per eksportin e skrapeve. Qe do te thote; shteti eksportues pajiset me dokumentacionin perkates nga organet kompetente pas kontrolleve te ushtruara nga to, gjithashtu pasi monitorohen nga institucionet e pavarura nderkombetare te vleresimit/SGS dhe marrin miratimin nga ana e tyre mund te ngarkohen ne anije". Manuka shtoi se "gjithashtu ne momentin e mberritjes ne Portin e Durresit, nga institucionet perkatese Shqiptare jepen lejet e duhura dhe me pas mund te kryhen procedurat e zhdoganimit". Ne kete pike, Manuka kujton edhe faktin sipas saj se "kompania jone ne kuader te certifikatave ISO9001, TÜV dhe CE, me te cilat eshte pajisur, ne cdo faze te prodhimit monitorohet nga audite te pavarura dhe imazhi i Celikut te Elbasanit eshte shume i mire qofte ne mjediset financiare, qofte ne publik".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›