E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja, hetime nga Krimi Ekonomik

Prokuroria e Elbasanit ka bere te ditur dje se i ka kerkuar SAEF-it (Sektori i Antikrimit Ekonomik dhe Financiar) ne policine rajonale, qe te nise hetime per shkaktaret e ndotjes ne kete qytet. Prokurori i Elbasanit Durim Bedini u shpreh dje per "Koha Jone" se gjate ketyre diteve eshte njohur me shqetesimin dhe nismen e bashkise Elbasanit dhe kryetarit te saj Qazim Sejdini. "Prokuroria i ka kerkuar organeve te specializuara sic jane zyra e luftes kunder krimit ekonomik dhe financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut, qe te nisin nje hetim ne kete drejtim", deklaroi Bedini. Ne kete pike ai pranoi se "ne nuk mund te qendrojme indiferente kur behet fjale per pasojat qe ka ne shendetin e komunitetit ndotja e mjedisit". Bedini siguroi se hapat e metejshme do te hidhen pas njohjes me rezultatet paraprake te provave materiale dhe shkresore".

Dy dite me pare, ne nje prononcim ekskluziv per Koha Jone, kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini konfirmoi se qeveria ka vendosur te hetoje vdekjet e dendura nga semundje te pasherueshme ne kete qytet. Sejdini sqaroi se me urdher te kryeministrit, Nard Ndoka, Minister i Shendetesise, eshte vene ne levizje per te sjelle ne Elbasan grup ekspertesh te nje kompanie nderkombetare. Ata duhet te hetojne shkaqet nga vijne rastet gati te perditshme te viktimave nga kanceri dhe semundje te tjera fatale. Ambientalistet dhe organizata te ndryshme vendase dhe nga bota, vleresojne se ndotja nga zona industriale shkakton keto semundje. Kurse kryebashkiaku Sejdini, kembengul se nje hetim i posacem duhet bere per te zbardhur qartesisht shkaqet e dukurise vdekjeprurese.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›