E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 13 mijë gra të punësuara gjatë vitit 2025 në Shqipëri

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim (MIA), bën me dije se gjatë vitit të kaluar, rreth 13 mijë e 308 gra janë punësuar vetëm në një vit në Shqipëri.

Përmes programeve që mbështesin punësimin dhe formimin profesional të grave dhe vajzave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën me dije se

7.296 gra kanë ndjekur kurse formimi profesional, ndërsa 2.825 gra janë punësuar përmes programeve të subvencionuara.

Sipas AKPA-së, 177 gra kanë hapur bizneset e tyre duke sjellë një numër në rritje të grave aktive në ekonominë e vendit.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›