E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 143 mijë aplikime në Qendrën Kombëtare të Biznesit në tetë muaj

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) raportoi 143 335 aplikime për regjistrim biznesesh dhe licensash gjatë periudhës janar-gusht 2026, duke shënuar një rritje prej 15,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të QKB-së, në periudhën janar-gusht 2026 janë regjistruar 19 326 aplikime më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur numri i aplikimeve ishte 124 009.

Pjesën kryesore të aplikimeve e ka shënuar Regjistri Tregtar, ku gjatë periudhës janë paraqitur 126 867 aplikime, duke shënuar një rritje prej 17,5% krahasuar me janar-gushtin e vitit të kaluar.

Në Regjistrin e Lejeve, Licensave dhe Autorizimeve janë regjistruar 8 621 aplikime, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë paraqitur 7 847 aplikime.

Në total, aktiviteti i tre regjistrave të QKB-së për tetë muajt e parë të vitit tregon një zgjerim të numrit të aplikimeve, me rritjen më të madhe të përqendruar në Regjistrin Tregtar.

Të dhënat e QKB-së pasqyrojnë ecurinë e aplikimeve për shërbimet e ofruara nga institucioni gjatë periudhës janar-gusht 2026, në funksion të regjistrimit dhe përditësimit të të dhënave të subjekteve dhe aktiviteteve ekonomike.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›