Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për pensionet dhe digjitalizimin e sigurimeve shoqërore

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore, me fokus te shkëmbimi i të dhënave dhe digjitalizimi i sistemeve.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare të Kosovës zhvilluan sot një takim institucional për zbatimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes dy vendeve.
Takimi u drejtua nga drejtori i përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado, dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punës të Kosovës, Bujar Sadiku.
Drejtori i përgjithëm i ISSH-së, Astrit Hado, tha se në këtë takim u diskutua mundësia e hartimit të një protokolli të posaçëm bashkëpunimi ndërmjet Departamentit të Pensioneve të Kosovës dhe ISSH-së.
“Protokolli synon të zgjerojë bashkëpunimin përtej marrëveshjes ekzistuese, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe praktikave profesionale”, u shpreh Hado.
Sipas tij, një tjetër fushë e parashikuar është asistenca e ISSH-së për Kosovën në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare me shtetet e tjera, si dhe mbështetja për digjitalizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore dhe ndërveprimin e të dhënave.
1 nga 2/e.xh/j.p/r.e/