E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreti i Spanjës më i nderuar se kurrë, por cili do të jetë fati i monarkisë?

Për këtë gjysh të dashur nuk ekzistojnë cigaret dhe shapkat karakteristike për njerëzit e moshës së tij. Në vend të tyre vetëm pak ditë nga ditëlindja e tij e 70-të, Mbreti i Spanjës, Huan Karlos, bëri një vizitë surprizë te trupat ushtarake spanjolle në Afganistan. Kjo vizitë ishte tipike e një mreti që ka shfaqur gjithmonë një pamje aktive. Ai është i pasionuar pas sportit të skive, peshkimit, karatesë, makinave të shpejta, jahteve dhe helikopterëve. Veç kësaj sa mbretër të tjerë, nga ata që kanë mbetur do të kishin guximin që t‘i thoshin në një mbledhje publike Presidentit të Venezuelës, Çaves që të qepte gojën, siç bëri Huan Karlos gjatë një takimi të krerëve të vendeve të Amerikës Latine dhe Spanjës në Kili vetëm pak javë më parë. Të shumtë janë spanjollët që e duartrokasin dhe e aprovojnë. Ata janë krenarë që mbreti i tyre "ia përplasi" në fytyrë liderit të majtë të Venezuelës dhe për më tepër publikisht. Madje, shpërthimi i papritur i Huan Karlosit është kthyer tani në një ring-ton kombëtar. Sipas një gazetari, Huan Karlosi ka një personalitet të jashtëzakonshëm e për më tepër është i thjeshtë.

Huan Karlos de Borbon lindi në Romë më 5 janar të vitit 1938. Gjyshi i tij, Mbreti Alfons XIII e braktisi Madridin disa vite më parë, ndërsa Spanjës po i vinte koha e luftës civile. Vetë gjenerali Francisko Franko do të sigurohej mirë që Spanja të mbetej një republikë për 40 vjet me radhë. Në moshën 10-vjeçare "Huanito" u dërgua në Madrid ku u shkollua nën vëzhgimin e rreptë të Frankos, i cili pa te djali një pasues më të mirë të monarkisë sesa tek i ati i tij, Don Huan. Pas vdekjes së Franos, në nëntor të vitit 1975, Mbreti i sapokurorëzuar, Huan Karlos, atëherë në moshën 37-vjeçare i premtoi besnikëri mentorit të tij, por vendin e tij në histori ai do ta fitonte me mënyrën e shpejtë dhe kurajoze me të cilën arriti të çmontonte shtetin frankist dhe të instalonte monarkinë. Në vitin 1976, Huan Karlosi zgjodhi Kryeministër të vendit, Adolfo Suarezin, një reformator që do të drejtonte vendin përgjatë periudhës së tranzicionit drejt demokracisë. Një vit më vonë, mbreti mbështeti legalizimin e Partisë Komuniste Spanjolle, ndërsa në vitin 1981 doli në mbrojtje të fuqishme të demokracisë së brishtë spanjolle pas një tentative për grusht shteti nga ushtarakët dhe oficerët. Shumë historianë janë të mendimit se spanjollët ndihen shumë mirënjohës ndaj mbretit për rolin që luajti në demokratizimin e vendit. Sipas sondazheve, del se ai konsiderohet njeriu që spanjollët i janë më shumë mirënjohës për stadin në të cilin ndodhet vendi. Madje, ata janë aq shumë mirënjohës, saqë në maj të vitit 2007 Kingu u votua si spanjolli më i shquar i të gjitha kohëve. Ai mundi edhe shkrimtarin Migel Servantes, ndërkohë që Franko ishte në vendin e 23-të. Por 12 muajt e fundit në Spanjë ka pasur shumë debate në lidhje me vlerën e vërtetë dhe ardhmërinë e monarkisë në Spanjën e shekullit XXI. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë theksim të ndjenjës republikane, vetëm për pakënaqësi që mendohet se janë të përkohshme. Aktualisht, ka një rrymë që mbështet largimin e tij nga mbretërimi dhe ardhjen e djalit të tij, Princit Filip. Por ka pak shanse që Huan Karlosi, i cili gëzon shëndet të plotë të abdikojë, çka bën që i biri i tij që po i afrohet të 40-tave të jetë në një pozicion të vështirë. Sikurse edhe Princi i Anglisë, Çarls edhe Felipe, mbeten në hije të prindërve të tyre të suksesshëm dhe të fuqishëm edhe pse kanë kaluar në moshën e pleqërisë së thellë. Por shumica e spanjollëve nuk duken shumë monarkistë. Ata, në fakt, mbështesin Huan Karlosin si person dhe jo monarkinë, ndaj fati i saj mbetet i paqartë pas vdekjes së mbretit më të dashur për spanjollët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›