Me ftesë të Presidentit Topi, Presidenti kroat Mesiç do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.
17 prill 2008
Me ftesë të Presidentit të Republikës SH.T. Z. Bamir Topi, ditën e hënë më 21 prill 2008 mbërrin për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Kroacisë SH.T. Z. Stjepan Mesiç.
Presidenti Mesiç, që do vijë në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit do jenë edhe biznesmenë kroatë do zhvillojë bisedime zyrtare me Presidentin Topi në Pallatin e Brigadave.
Gjatë bisedimeve do trajtohen çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushat e politikës, ekonomisë, kulturës, çështje konsullore si dhe të bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale. Presidenti Topi dhe Presidenti Mesiç do diskutojnë edhe për çështje të integrimit euroatlantik të dy vendeve si dhe të perspektivës euroatlantike dhe bashkëpunimit rajonal.
Gjatë takimit do shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe perspektivën e përbashkët të dy vendeve të reja të ftuara në NATO.
Presidenti Topi dhe Presidenti Mesiç do të përshëndesin takimin e Komitetit të biznesit shqiptaro-kroat, i cili zhvillohet ne kuadër të kësaj vizitë zyrtare.
Presidenti Mesiç do t’u adresohet me një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe do ketë takime me Kryetaren e Parlamentit, zj. Jozefina Topalli, Kryeministrin z. Sali Berisha dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri Presidenti Mesiç do vizitojë Nënstacionin e Bushatit, një projekt i përbashkët shqiptaro-kroat dhe më pas do vizitojë Bashkinë e Shkodrës.