E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr urimet më të mira nga Komiteti hebreo-amerikan për ftesën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO.

17 prill 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë urimet më të mira nga Komiteti hebreo-amerikan për ftesën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO.

“Në emër të 175.000 anëtarëve të Komitetit hebro-amerikan dëshirojmë t’ju urojmë ju dhe gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për marrjen e ftesës zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO!

Ftesa zyrtare, e cila ju bë në përfundim të Samitit të Bukureshtit, njeh arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ajo është gjithashtu një dëshmi e rolit të rëndësishëm që vendi juaj po luan në promovimin e vlerave demokratike në Evropën Jugore si edhe e kontributeve të prekshme të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

Siç mund ta dini, Komiteti hebreo-amerikan ka qenë një mbështetës entuziast i zgjerimeve të mëparshme të NATO-s dhe ne jemi krenarë t’i japim Shqipërisë mbështetjen tonë të palëkundur në përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e Aleancës. Komiteti hebreo-amerikan njeh rolin e rëndësishëm që NATO-ja ka luajtur përgjatë gjashtë dekadave të fundit duke u ndeshur me sfida globale të sigurisë dhe duke promovuar ndryshimet demokratike. Fuqia e NATO-s është përforcuar edhe nga përpjekjet e lavdërueshme të anëtarëve të saj të rinj, që i kontribuojnë Aleancës duke shtuar sigurinë për mbrojtjen e përbashkët të vendeve anëtare. Padyshim që pranimi i Shqipërisë do të përshpejtojë dhe përforcojë reformat demokratike të ndërmarra ndërkohë në rajonin e Ballkanit, të cilat do të ndihmojnë të fuqizojnë partneritetin euro-atlantik.

Edhe njëherë, ju urojmë ju dhe mbarë popullin shqiptar për arritjen e marrjes së ftesës zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO!” – thuhet në mesazhin e Komitetit hebreo-amerikan drejtuar Kreu të shtetit shqiptar, Bamir Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›