Balla: Qeveria, e paafte te luftoje korrupsionin
Denis Dedej
Ne Diten Nderkombetare Kunder Korrupsionit, Partia Socialiste akuzon qeverine, se po abuzon me fondet publike dhe se kjo qeveri do te mbahet mend si qeveria, qe e quan korrupsionin patriotizem. Deklaratat jane bere dje nga deputeti i kesaj partie, Taulant Balla. "Sali Berisha eshte pergjegjesi kryesor i rritjes se korrupsionit ne vend, sepse jane familjaret e Kryeministrit (vajza, djali, kunati, mbesa e gruas, burri i mbeses) ata qe jane kthyer ne aktoret kryesore te korrupsionit ne vend", - pretendoi Balla. Ne konferencen per mediat, kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme dhe Integrimit ne PS, tha edhe se "qeveria, ministrat dhe deputetet e Berishes e kane kthyer pushtetin ne nje byrek korrupsioni, ku secili po mundohet te vjedhe copen e vet dhe njeri nga keta ka marre copen e tatimeve dhe te doganave".
Akuzat ne drejtim te korrupsionit dhe uzurpimit te pushtetit nga familjare te deputeteve apo te kryetareve se partive te ndryshme, pjesemarrese ne pushtet, jane bere shpesh kohet e fundit nga deputete te opozites. Balla duke vijuar serine e akuzave, tha se familjaret e ministrave pervetesojne tenderet publike. "Vetem me tenderin e certifikatave, te fituar nga bashkeshortja e nje deputeti te djathte, shqiptareve i jane vjedhur nje milion euro", hodhi dyshimin deputeti i PS-se ne qytetin Librazhd.
Zyrtari socialist shprehu shqetesimin e tij mbi reformen zgjedhore dhe ate ne drejtesi. "Kjo qeveri nuk ka vullnet per reforma. Kjo qeveri po rrezikon aspiraten e shqiptareve per integrim dhe anetaresim ne strukturat euro-atlantike", u shpreh ai. Me tej, Balla i beri thirrje ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, se "ai duhet medoemos te shkoje brenda dites se hene per t'u pergjigjur ne Prokurori ne lidhje me rrugen Durres-Kukes". Ky i fundit, ish-minister i Punes, Transporteve dhe Telekomunikacioneve akuzohet prej kohesh nga opozita lidhur me shkelje te ligjit dhe abuzime ne procedurat e rruges Durres-Kukes, nje nga vepra me te medha qe po ndertohet ne Shqiperi.
Per Bashen
"I bej thirrje prokurorise, qe te mos e lere ne axhenden e kujtdo individi paraqitjen ne prokurori, pasi eshte nje detyrim i cdo qytetari shqiptar, eshte nje detyrim i cdo qytetari qe ka imunitet dhe Lulezim Basha duhet medoemos te shkoje brenda dites se neserme (sot) per t'u pergjigjur per te gjitha keto afera korruptive, te cilat rendojne mbi te dhe qeverine".
Per vizat
"Jemi te indinjuar, qe shume qytetare shqiptare ne shenje zhgenjimi po grisin pasaportat e tyre ne dyert e ambasadave te vendeve te BE-se, sepse jane te zhgenjyer nga qeveria e tyre. Jane te zhgenjyer, sepse procesi i liberalizimit te vizave eshte nje proces i dyanshem i qeverive te vendeve te BE-se dhe qeverise shqiptare".
Reagimi Zedhenesi Gerti Bogdani, i cilesoi si kontradiktore dhe te njeanshme, perfundimet e Transparency International