Minatorët, qeverisë: Do vijojmë grevën e vdekjes
Tiranë- Ashtu si kishin paralajmëruar, minatorët nga gjithë vendi janë mbedhur sot para kryeministrisë në një protestë masive.
Të mbledhur bashkë, minatorët kanë protestuar paqësisht, duke i bërë thirrje qeverisë të mos vazhdojë indiferencën ndaj kësaj kategoeri, port ë përmbushë me urgjencë këkesat e tyre minimale.
Në të kundërt, ata kanë kërcënuar me përshkallëzim të mëtejshëm të protestave, ndërkohë që në vijim, grevistët e urisë, prej 12 ditësh të ngujuar, do të ndërpresin edhe konusmimin e ujit dhe lëngjeve.
Qeveria, sipas tyre, ende nuk ka marrë asnjë masë për të plotësuar kërkesat e tyre. Madje grevistët paralajmëruan se do përshkallëzojnë grevën në atë që e quajtën “greva e vdekjes”.
“Jemi këtu për ti treguar qeverisë se më të fortë se kurrë. Qeveria me ne nuk ka më vend për të heshtur. Sali Berisha duhet të veprojë sa më shpejt se ndryshe ne kemi dhe përshkallëzime të tjera”- ka thënë Fiqiri Xibri, në emër të minatorëve.
Minatorët nuk pajtohet dot me heshtjen vrasëse të qeverisë. “Ne do t’i tregojmë kryeministrit se koha e sindikatave skllave dhe atyre që i shërbejnë atij për korrupsion ka përfunduar”- tha më tej Xibri.
Ndërkohë që minatorë të tjerë kanë këmbëngur në kërkesat ekonomike. Sipas tyre është fyese dhe tallëse që qevritarët bëjnë vizia në Kalimash dhe nuk janë ndaliar asnjëherë të shohin ata nga afër. “Nuk kemi më kohë të merreni me gënjeshtrat e Berishës”- thanë ata.
Ish minatorët kërkojnë të ulen në tryezë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e tyre. Protesta pritet të përkrahet edhe nga minatorë të qyteteve të tjera. Minatorët kërkojnë statusin e pensionit ku përfshihet ulja e moshës së pensionit dhe rritja e vlerës së këtij pensioni. Nëse kërkesat nuk do plotësohen grevistët paralajmërojnë se të hënën do të ndërpresin dhe marrjen e ujit të pijshëm.