E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një market në Fier

Fier- Një minimarket në Fier është përfshirë nga flakët në orët e mesnatës së mbrëmshe, por për fat nuk janë shënuar të lënduar.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se flakët e zjarrit janë parë nga banorët e zonës, pasi minimarketi ndodhet në qendrë të qytetit dhe në një zonë shumë të populluar. Ngjarja ndodhi në lagjen “konferenca e Pezës” dhe si pasojë e flakëve janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë vënë në alam banorët e shtëpive aty pranë, të cilët kanë pritur me ankth mbërritjen e policisë dhe të forace zjarrfikëse. Mjetet kanë ardhur brenda një kohe të shkurtër dhe kanë mundur që të izolojnë vatrën e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e efektivave të policisë dhe efektivave të zjarrfikëseve bëri qëflakët të neutralizohen. Divizioni i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, stakoi në mënyrë urgjente energjinë, pasi shkaku i zjarrit ishte bërë pikërisht një shkëndijë elektrike.

Burimet zyrtare të policisë bënë në ditur se ndërhyrja e efektshme dhe e menjëhershme e policisë dhe repartit zjarrfikës eleminuan një zjarr, i cili mund të kishte pasoja tragjike, pasi minimarketi është në një zonë mjaft të populluar pranë qendrës së qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›