E Diel, 1 Nëntor 2026

Stoilkoviç në Kuvendin paralel të serbëve në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni (PDSM), Ivan Stoilkoviç, deputeti që i takon koalicionit me VMRO-DPMNE ka marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit paralel serb në Kosovë.

Stoilkoviç është zgjedhur deputet sërish në Parlamentin e ri të Maqedonisë në zgjedhjet e 1 qershorit. Partia e tij është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në e të mandatuarit aktual Nikolla Gruevski.

Prania e tij në radhët e koalicionit aktual do të paraqes problemin e parë brenda koalicionit të VMRO-DPMNE-së që numron shumicë absolute prej 62 deputetësh, në rast se Qeveria e re do ta njoh brenda këtyre muajve shtetin fqinj të Kosovës.

Kryetari i PDSM-së dy muaj më parë i propozoi Parlamentit të Maqedonisë një rezolutë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›