E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi me vdekje 7-vjeçaren, arrestohet

Shkodër- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga sot drejtuesin e një automjeti që aksidentoi me vdekje një vajzë 7-vjeçe.

Sipas burimeve policore mësohet se vajza Enda Bishanaku, me banim në lagjen “Guerile” ka qenë duke luajtur para shtëpisë, kur një makinë që ka qenë duke kaluar aty e ka përplasur përtokë.

Mësohet se vajza pas përplasej nga makina ka arritur të ngrohet dhe ashtu të shkojë në shtëpi, tek prindërit. Fillimisht nuk ka pasur probleme, por ato i janë shfaqur vetëm pak kohë pas përplasjes.

Prindërit, të shqetësuar e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku mjetet e kanë future në trajtim intensive, por vajza nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo ka ndërruar jetë, në mesnatë, vetëm pak çaste pas mbërritjes në spital.

Sot, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Xhenerin Lulati, nga Bajza. Ai do të oërballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe është shoqëruar në komisariat në pritje të masës së sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›