E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kaloni p/ligjet për figurën e zyrtarëve

Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar sot nga Komisioni i Ligjeve shqyrtimin me përparësi të ligjeve që flasin për pastërtinë e figurës së zyrtareve. Përmes një letre drejtuar komisionit ajo ka cituar propozimet e ardhura nga grupet parlamentare të PD-së, PS-së dhe Partisë Demokristiane dhe ndodhen në komision që prej dy vitesh.

“Prej dy vitesh janë dërguar për shqyrtim në Komisionin tuja projektligji “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve”, paraqitur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike; projektligji “Për verifikimin e të qenit bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete shqiptare para datës 31.12.1992, të funksionarëve të lartë publike”, paraqitur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste si dhe projektligji “Për kontrollin e figurës së personit zyyrtar të zgjedhur apo emëruar në organet e rëndësishme të shtetit”, paraqitur nga grupi parlamentar demokristian”- thuhet në letër.

Sipas Topallit, këto projektligje janë të përfshira në kalendarin e punës së komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

“Do të kërkoja që këto projektloigje të shqyrtohen me përparësi nga komisioni juaj për të mundësuar kalimin e tyre sa më shpejt në seancë plenare”- ka nxitur ajo komisionin.

Propozimet marrin përsipër të rregullojnë me ligj çështjen e transparencës së atyre presonave që do të zgjidhen në pozicione kushtetuese.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›