E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shëngjin, 33-vjeçari i shpëton atentatit

Shëngjin- Një 33-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, kur dy persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri arme. Ngjarja ndodhi në afërsi të Shëngjinit, kur Erjon Osmanit nga Lezha, i kishin zënë pritë.

Sipas burimeve zyrare të policisë, mësohet se atentatorët kanë qenë dy persona me makinë tip “BMW”, të cilët kanë qenë duke e pritur dhe sapo e kanë parë që të afrohej, me automjetin e tij, kanë qëlluar ndaj tij me breshëri.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se ndaj 33-vjeçarit është qëlluar 40 herë më armë, por ai prej plumbave ka mbetur vetëm i plagosur dhe i ka shpëtuar vdekjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 40 gëzhoja fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Policia nuk ka bërë të ditur emrat e autorëve të ngjarjes, ndërkohë që gjithçka pritet të zbardhet pas marrjes në pyetje të të plagosurit, i cili do të sqarojë detaje rreth ngjarjes dhe motiveve të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›