Presidenti Topi feston 95 vjetorin e Pavarësisë me bashkëatdhetarët në Athinë dhe bëhet anëtar nderi i lidhjes së shoqatave shqiptare në Greqi.
25 nëntor 2007
Athinë,
Greqi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi nisi vizitën zyrtare në Greqi, duke festuar 95 vjetorin e Pavarësisë me bashkëatdhetarët në Athinë. Në pritjen e organizuar nga Ambasada shqiptare ishin mbledhur qindra emigrantë shqiptarë të ardhur nga të gjitha viset e Greqisë për të takuar Kreun e Shtetit shqiptar. Në këtë veprimtari Presidenti Topi ishte së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi.
Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Republikës theksoi se shqiptarë e integruar tashmë në Greqi prej vitesh, po i paraprijnë integrimit dhe përmbushjes së aspiratës euro-atlantike të bashkëatdhetarëve të tyre në Shqipëri. Presidenti Topi vuri në dukje rolin shumë të rëndësishëm që luajnë emigrantët shqiptarë, duke shërbyer si ura lidhjeje dhe forcimi të miqësisë e bashkëpunimit mes popullit tonë dhe atij grek.
Lidhja e shoqatave shqiptare në Greqi e ka nderuar Presidentin Topi si anëtar nderi të përhershëm të saj për figurën e tij të pastër kombëtare dhe interesimin e shpejtë për emigrantët.
Ambasadori ynë në Greqi, Vili Minarolli nënvizoi rëndësinë që ka vizita zyrtare e Presidentit Topi në shtetin helen si një një shtysë e re domethënëse e konkrete për forcimin e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve.
Në festimin e 95 vjetorit të Pavarësisë, përvec delegacionit të lartë zyrtar nga Shqipëria, ishin të pranishëm edhe dy konsujt shqiptarë ne Selanik dhe Janinë, Thoma Nini dhe Eshref Shehu.