Mishetiç: Thaçi të shpallet i pafajshëm

PRISHTINË, 18 shkurt /ATSH/ Në Gjykatën Speciale të Kosovës, në Dhomat e Specializuara në Hagë, po mbahet sot seanca e fundit gjyqësore para shpalljes së vendimit në ngarkim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Katërshja udhëheqëse e UÇK-së po jep konkluzionet përfundimtare.
Në fjalën e e tij të fundit, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiç, kërkoi që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkon Prokuroria Speciale.
Mishetiç paraprakisht deklaroi se Prokuroria nuk ka dhënë prova se klienti i tij ka qenë i pwrfshirë në kryerjen e krimeve që janë të pretenduara në aktakuzë.
“Asnjëherë nuk kemi thënë se Prokuroria Speciale duhet të vërtetojë kontributin e konsiderueshëm për secilwn për akuzat që gjenden në aktakuzë, por standardin që ka Dhoma e Specializuar që pasqyron standardet e Tribunalit është se duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në aktakuzë. Prokuroria Speciale për këtë nuk u ka treguar asnjë provë. Ju lutem shpalleni pafajësinë për të gjitha akuzat”, tha ai.
Mbojtësi i Thaçit, kërkoi nga trupi gjykues që të mos vendoset precedent i rrezikshëm ndërkombëtar, duke thënë se grupet e armatosura joshtetërore duhet të kenë një sistem të plotë të drejtësisë përpara se të kenë mundësi që të bëjnë ndalime.
Mishetiç tha se Prokuroria nuk ka mundur të vërtetojë pretendimet e saj për planin kriminal të përbashkët të shpërndarë përmes urdhrave me shkrim.
“Në dosjen përfundimtare të prokurorisë në pasqyrën e lëndës që pretendojnë t’i japin një përgjigje pyetjes që ka të bëjë me pretendimin për planin kriminal të përbashkët mund të shikoni se nuk ka asnjë provë që vërteton që plani i përbashkët kriminal është shpërndarë përmes urdhrave mes shkrim”, tha ai.
Seanca gjyqësore në Hagë po vazhdon me deklarimin e avokatit të Kadri Veselit, Rodrey Dixon.
/KosovaPress//r.e/