E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosli: Triumfi i Raikonen na shpëtoi nga dyshimet

Presidenti i FIA-s, Maks Mosli, mendon se sezoni 2007 në Formula 1 ka qenë i jashtëzakonshëm. "Ishte një kampionat i shkëlqyer, interesant dhe i mbushur me emocione deri në xhiron e fundit. Kjo është mënyra se si duhet të jetë ky sport", tha ai në një intervistë për "The Guardian". Më tej Mosli deklaroi se Kimi Raikonen ishte piloti që duhej të fitonte kampionatin: "Fitorja e finlandezit të Ferrarit mbi të gjitha më lehtësoi, sepse nëse kampion do të ishte shpallur një nga dy pilotët e MekLarenit do të ishin ngritur shumë pikëpyetje. Kjo do të ishte një situatë e sikletshme dhe do gjendeshim në pozita mjaft të vështira. Mendoj se ishim me fat që Raikonen triumfoi". Mes të tjerave, presidenti i FIA-s beson se skandali "spy story" i ka shtuar interesin publikut rreth këtij sporti. "Shumë persona janë të interesuar në aspektin njerëzor dhe dueli gjyqësor, por edhe në pistë i Ferrarit dhe MekLarenit magjepsi një numër të madh njerëzit jashtë F.1. Publiciteti e nxit edhe më shumë interesin. Për këtë arsye mendoj se skandali nuk shkaktoi ndonjë dëmtim të për aq kohë sa sponsorët nuk u larguan dhe sporti drejtohet me ndershmëri". I pyetur nëse do të kandidojë sërish si president i FIA-s ai është përgjigjur: "Shpeshherë them me shaka se ky sport drejtohet nga dy pensionistë: në fakt mendoj se unë dhe Ekleston nuk jemi të tillë, por në një kohë të caktuar duhet të largohesh".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›