E Hënë, 2 Nëntor 2026

NJU JORK – Zelensky kërcënon me sulme ndaj Kremlinit

NJU JORK, 25 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se do të sulmojë Kremlinin nëse Rusia vazhdon luftën kundër vendit të tij.

“Para së gjithash, ata duhet të dinë se ku janë strehimoret e tyre kundër bombave. Nëse nuk do ta ndalojnë luftën, do t’u duhet t’i mësojnë ato”, tha sot kreu i shtetit për “The Axios Show”, në Nju Jork.

Zelensky shpreson për furnizimin me armë me rreze të gjatë veprimi të paspecifikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi sulmet ndaj objektivave civilë.  “Ne nuk jemi terroristë”, tha presidenti ukrainas.

Sipas Zelensky, ushtria ukrainase tani ka dronë luftarakë që mund të fluturojnë deri në 3,000 kilometra. Kremlini është rreth 450 kilometra larg kufirit ukrainas.

Ish-shefi i Kremlinit Dmitry Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër për Zelensky dhe kërcënoi se do të kishte një sulm kundër Kievit.

“Udhëheqësi i Kievit tha se Kremlini duhet ta dijë se ku ndodhen strehimoret kundër bombave, në mënyrë që banorët e saj të mund të fshihen – kur ai të përdorë armë amerikane me rreze të gjatë veprimi. Ajo që ai duhet të dijë –  është se Rusia mund të përdorë armë nga të cilat një strehimoret kundër bombave nuk të mbrojnë. Amerikanët duhet ta kenë parasysh këtë gjithashtu”, shkroi Medvedev në X, duke iu referuar kërkesave të Zelensky për ofrimin e armëve të tilla nga SHBA-ja.

Në maj të vitit 2023, dy dronë shpërthyen mbi territorin e Kremlinit, selisë së presidentit rus. Megjithatë, në atë kohë, Kievi mohoi çdo përfshirje. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›