E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, ish-presidenti merr leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Është ndarë sot nga jeta Rexhep Meta, babai i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lajmin e ndau vetë Meta në rrjetet sociale, ku ai u shpreh se është e trishtë për të dhe gjithë familjen ta ndajnë këtë lajm.

Sipas medieve, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.

Po sipas të njëjtave burime, SPAK e ka aprovuar lejen, ndërsa ceremonia mortore pritet që të mbahet në fshatin Çepan (Skrapar).

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024 për disa vepra penale.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›