E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Rahovecin e masakruar në luftë, gjenden sërish eshtra njerëzish

PRISHTINË, 26 mars /ATSH/ Pikërisht në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve që e çliruan Kosovë, në Rahovec u gjetën dëshmi të radhës që e arsyetojnë ndërhyrjen e NATO-s. Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, bëri me dije se në lokacionin “Përzhina”, të Rahovecit, u gjetën eshtra që i përkasin së paku një personi.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e zhdukur. Gara tha se janë edhe 10 lokacione që do të gërmohen në javët në vijim.

Ai e ka përsëritur faktin se mbesin shqetësuese dhe sfiduese lokacionet e pahapura në territorin e Serbisë, meqë autoritetet serbe nuk ndajnë informacione për to.

Vitin e kaluar u gërmua në 32 lokacione, ndërkaq tërë këto 27 vjet është tentuar të gjenden eshtra në 2700 lokacione.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›