Ndotja rrezikon banorët, gjobë kompanive të naftës
Gjobiten për herë të dytë si shkaktarët kryesorë të ndotjes në Fier dy kompanitë e naftës.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Një shumë prej 2 milionë lekësh i është vendosur ditët e fundit ARMO-s dhe Albpetrolit nga ana e Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Mosplotësimi i kushteve të vendosura në lejen mjedisore, ka qenë shkaku i rigjobitjes me të njëjtën vlerë. Drejtoresha e agjencisë, Angjelina Mërtiri pohoi dje, se kjo masë gjobe do të shtohet në rast se nuk merren masa për përmirësimin e situatës. Sipas Mërtirit, dy kompanitë prodhuese dhe përpunuese të naftës janë ndotëset kryesore në qytet e për pasojë çdo ditë regjistrohen pacientë të prekur nga sëmundje të ndryshme. "U kemi çuar disa herë shkresa përcjellëse ku u tregonim gjendjen reale të ndotjes, të shkaktuar nga veprimtaria e këtyre kompanive në qark. ARMO deklaronte se ishin në proces privatizimi dhe nuk mund të riparonin në kohë teknologjinë e vjetruar të saj, ndërkohë që nga ana e kompanisë Albpetrol jemi anashkaluar disa herë, pasi mjedisi u vlerësua si i fundit problem që duhet të zgjidhnin. Por, ndikimi është i paparashikuar". Gjobat variojnë për shkelësit e ligjit që sjellin ndotje, por për këto dy kompani ajo ka kapur nivelet më të larta të vlerës materiale. Kjo shifër ka vlerën 2 milionë, të ndara për secilën prej tyre dhe nëse përsëriten, sipas drejtoreshës së Mjedisit, do të kërkohet mbyllja e kompanive. Nga ana tjetër ajo thekson se më tepër mundësi për të sjellë pak qetësi në mjedis është kompania ARMO, pas aktit të privatizimit të saj. Agjencia e Mjedisit e ka ngritur disa herë problemin e teknologjisë së rrënuar të këtyre kompanive, por asnjëherë nuk ka pasur ndryshime konkrete, duke e bërë Fierin bartësin më të madh të ndotjes dhe njëkohësisht, edhe të sëmundjeve që vijnë prej saj. Mësohet se vetë kompanitë nuk e kanë pëlqyer këtë hap të ndërmarrë për plotësimin e gjobës, duke vijuar me justifikimet. Por ka qenë Policia Tatimore ajo që i ka shkuar deri në fund vjeljes së gjobës. Megjithatë, për Agjencinë e Mjedisit në Fier, dhe pse më të mëdhatë, nuk janë vetëm dy kompanitë e naftës shkelëset e ligjit. Shumë biznese të tjera, të cilat konsiderohen si të mesme ose të vogla kanë shkelur kontratën, që lidhet me Agjencisë Rajonale të Mjedisit, duke i shkaktuar dëme të drejtpërdrejta qytetarëve fierakë. Subjekte të tilla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe kriteret që përcakton ligji, sipas Angjelina Mërtirit, do të bëhen pjesë e aksionit që parashikohet të vazhdojë në ditët e ardhshme.