Ngrihet njësia e monitorimit në Parkun Kombëtar të Butrintit

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit bëri të ditur se, në kuadër të investimeve për forcimin e masave të sigurisë në fillimin e sezonit turistik, ka krijuar njësinë e monitorimit, në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Kjo njësi monitorimi funksionon 24 orë. Ajo është pajisur me teknologji bashkëkohore dhe kamera në pika strategjike të parkut.
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit tha se, kjo njësi mundëson mbikëqyrje të vazhdueshme duke realizuar kështu, një hap më shumë drejt mbrojtjes së trashëgimisë së Parkut Kombëtar të Butrintit.
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me qëllim menaxhimin e pasurisë kulturore brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në bazë të Marrëveshjes së Administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës.
1 nga 6/a.f/