Një pyetje e policëve të huaj dhe makinat luksoze të Tiranës
Sa here që shkoj në Shqiperi me vjen çudi kur shoh se njerez që nuk kane punuar kurre bejne një jete të mire dhe me luks, aq sa për një njeri normal dhe të ndershem do ishte veshtire.
Nje here m’u kujtua së këtu në Zvicer me ndaloi policia dhe mbasi me kontrolloi dekomentat e makines me pyeti se si e kam blere një makine kaq të shtrenjte.
Pergjigja ime ishte: “Me punë”. Ju duk çudi, po në fund u larguan pa thene gje. Dua të them që ata e konsideronin pjesë të detyrës së tyre të më pyesnin për origjinën e një malli të shtrenjtë. Lind pyetja, po në Shqiperi që qarkullojnë sa e sa makina të tilla në rrugë, a i sheh njeri, a e pyesin veten mbrojtësit e ligjit, po e bëjmë apo jo detyrën tonë në këtë rast? Apo u mjafton të vjelin gjoba, apo të bllokojnë me fushata ndonjë prej këtyre, që t’u marrin më pas ryshfete?
Duke patur parasysh se si kemi ecur të pakten keto 15 vjet, kam mendimin së jemi kërrusur shumë aq sa tani nuk u dimë as kuptimin fjalëve, nder dhe shtet.