E Diel, 1 Nëntor 2026

Këta tanët, politikën e kanë ngatërruar me polemikën

Është mëse e vërtetë se Politika është arti për t’u marre vesh dhe jo për të luftuar. Gabimisht politikanet tane termin "Politike", e kane nxjerre si duket nga fjala greke “Polemike”, në vend që ta nxjerrin nga fjala "Polis"- qytetërim...

Strukturalistet gjermane thonë që demokracia duhet të përmbushë tre kushte që të jete e suksesshme: të jetë legjitimisht përfaqësuese, (a e përfaqëson gjithë popullin një klasë politike që po votohet prej vitesh nga nën 50 për qind e elektoratit?); të gjeneroje prodhim, mirëqenie, jete e kulture me të mire së paraardhësit (këtu s’ka nevojë për koment së po e shohim në ç’mizerje jetojmë);

dhe të realizojë jo vetem deshirat e pakicave, apo të një grupi politik që mendon ndryshe, por edhe të një individi të vetem. (Në Shqipëri shumicat bëjnë namin derisa t’i ulin në gjunjë humbësit me kuç e me maç).

Ky duhej të ishte leksioni i pare që duhej të merrte çdo njeri që vendos t'i sherbeje popullit të vet si politikan, ndryshe heret ose vone i sjell si demokracise, vendit e popullit të vet drama, fatkeqesi dhe deshtime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›