“Një tjetër histori suksesi në mjekësinë shqiptare”, Rama: Hiqet masa tumorale, 51-vjeçar rifiton shikimin

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se në QSUT, nën drejtimin e Prof. Artur Xhumarit, ekipi i neurokirurgjisë trajtoi me sukses një rast kompleks.
Falë ndërhyrjes profesionale të mjekëve, një 51-vjeçar, i diagnostokuar me tumor, rifitoi shikimin ndërsa gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.
“Një tjetër histori suksesi në mjekësinë shqiptare.
Në QSUT, nën drejtimin e Prof. Artur Xhumarit, ekipi i neurokirurgjisë trajtoi me sukses një rast kompleks, duke hequr një masë tumorale tek një pacient 51-vjeçar.
Falë profesionalizmit të mjekëve, pacienti rifitoi shikimin dhe u përmirësua ndjeshëm”, shkruan kryeministri.