E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ke degjuar, por art behet edhe ne Tirane

Ne Tirane rralle e tek gjen mundesi te provokohesh per te folur per artin dhe te bukuren. Ne te perditshmen shqiptare, absurdja vulgare dhe realja mjerane qendrojne ije me ije e kush rreket te sjelle ne mes te bukuren strapacohet nervash. Tri dite me pare, me 6 dhjetor, ora 18:00 – keto gjera duhen shenuar se nuk ndodhin shpesh – mes tullash a llaci, ne nje nga katet e nje ndertese te re, Edi Hila kishte nxjerre per here te pare, per t’u pare, pune te vetat, me se shumti te viteve ‘70-‘80 kur i duhej te punonte ne nje pulari, i denuar per herezi ndaj fese totalitare te atyre viteve ne Shqiperi.
Sapo isha kthyer nga nje udhetim pune dhe punesh private, ku pauzat e ndermjetme i perdora per te vozitur neper galeri arti. Te Hamburger Banhof (Berlin) u enda neper nje nga koleksionet me te medha te artit modern, prej rreth 2000 punesh nga ku - ata qe kane mundesi t’u bien pas galerive te artit modern - mund te njohin emrat e Bruce Naumann, Rodney Graham, Pipilotti Rist, Joseph Beuys, Anselm Kiefer, Andy Warhol, Cy Twombly, Robert Rauschenberg, Robert Morris, Marcel Duchamp, Marcel Broodthaers, Roman Signer…
Ne Viene, te galeri Albertina gjeta Monet, Renoir, Cézanne, Chagall, Picasso, Modigliani, Matisse, Kandinsky, Sam Francis, Mark Rothko, Roy Lichtenstein, Francis Bacon, René Magritte... – koleksionin privat te Rita and Herbert Batliner. Nga arti konceptual, Process Art, Ne Symbolism, Pop Art deri te impresionizmi francez, post-impresionizmi, ekspresionizmi gjerman, surrealizmi….
Nuk dija cfare te prisja nga ekspozita e Edit, por tek u avitesha puneve nje e nga nje - nen zhurmen e rremujen shqiptare qe i shoqeron pashmangshem keto ngjarje – secila pune provokonte ne menyre ironike - nganjehere edhe me dhembshuri, e nganjehere vec me dhimbje – aspekte te vecanta te jetes se asaj kohe. Shkrirje te materieve – njerez e sfond apo njerez me njerez, njerez e objekte – nevoje per te qene vetvetja, per te komunikuar – jo vetem me Zotin – per dashuri, per te mos qene i vezhguar, per te thene ate qe mendon. Deformime te reales qe provokonin ndjesi apo nenvizonin ide. Vetmi mes njerezish – si proklamim per te mos pesuar metamorfozen e te asimiluarit.
Ne sheh me kujdes, mund te zbulosh gjuhen qe tregon per endrren e artistit per ate qe duhet te jete jashte tablose. Ne te gjitha Edi eshte brenda si element apo si veprim. Aty artisti eshte nje vetmitar, nje gjeni solitar qe nxjerr ne pah te verteta te rendesishme. Arti per te kishte vertet rendesi. Aq sa edhe ne toke shterpe rriti nje fare.
Ne keto pune artisti vazhdon te mberthehet pas dobesise, vulnerabilitetit te njerezimit, edhe ne nje bote te dhunshme, duke krijuar e shfaqur nje realizem te ri, i cili e vendos ate si trashegimtar te kesaj beteje te meparshme ne historine e artit universal e atij shqiptar ne vecanti. Rreth gjysme shekulli me vone eshte e veshtire te kapesh te nxehtin e asaj beteje. Eshte e veshtire te kuptosh bindjen plot pasion me te cilen artisti reagoi. Bindjen e ushqyer me besimin se ne fund te fundit arti per te vertet kishte rendesi. Eshte shume e rendesishme qe punet shihen sot, kur kaq shpesh arti eshte shnderruar thjesht ne argetim, qe i sherben nje publiku te etur thjesht per sensacion, dhe kur nocioni i kultures se larte hera-heres sulmohet si per rutine.
Disa rreshta me siper permenda qe sapo isha kthyer nga nje udhetim ku kisha pare art ne disa prej galerive me te rendesishme te botes. Ne secilin aeroport apo gazete lokale kishte gjurme informacioni dhe debati rreth puneve qe ofronin ekspozitat. Te nesermen e dates 6 dhjetor – pasi isha ndjere e privilegjuar qe kisha pare punet e Hiles dhe estetikisht e kenaqur qe art i larte shfaqet edhe ne Tirane – hapa gazetat, me shpresen te lexoj reagime te njohesve te mire te artit per ekspoziten, per te provuar ate qe punet kishin provokuar tek une – udhetimi si duket me kishte c’mesuar me idene se isha ne Tirane – keshtu qe sigurisht qe nuk gjeta asgje neper faqet e gazetave. Ne te perditshmen shqiptare absurdja vulgare dhe realja mjerane qendrojne ije me ije e kush rreket te sjelle ne mes te bukuren strapacohet nervash.
Erina Papa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›