Prokuroria liron “vrasesin” e biznesmenit
Prokuroria liron autorin e dyshuar te vrasjes se biznesmenit Lutfi Shaba. Urdhri i lirimit eshte leshuar nga ana e organit te akuzes Tirane, e cila nuk ka mundur te gjeje dot proven me te forte per te akuzuarin, armen e krimit. Dosja i kishte kaluar disa dite me pare policise per te grumbulluar provat e nevojshme, me qellim mbajtjen ne qeli te 29-vjecarit Erhard Tershana, por hetimet kane deshtuar per momentin. Diten e djeshme, ish- emigranti ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe i denuar nje here per mbajtje droge, ka lene qeline, duke u kthyer ne banese, por pa te drejten e levizjes nga shtepia. Vetem dy muaj pas vrasjes se Lutfi Shabes, 63 vjec dhe pas arrestimit te autorit te dyshuar, prokuroria ka deshtuar edhe ne provat e tjera bindese. Nderkohe qe edhe pjesa tjeter e dosjes, e cila ishte mbajtur ne prokurori per te hetuar me shume ne lidhje me materialet qe disponoheshin, eshte deleguar ne policine e Tiranes. Burime nga prokuroria bene te ditur dje, se dosja per vrasjen e Lutfi Shabes eshte pezulluar, nderkohe qe klasifikohet si “pa autor”. Erhard Tershana, diten e vrasjes se pronarit te disa dyqaneve me qira, Lutfi Shaba, eshte shoqeruar nga policia, pasi ngjasonte pothuajse me te njejtin person qe kishte pershkruar Yllka Shaba, gruaja e viktimes, pak minuta pasi kishte ndodhur ngjarja. Tershana pas shoqerimit ne polici, i jane gjetur shenja plotesuese te qitjes, te cilat tregonin se ky i fundit kishte perdorur nje arme. Pa marrjes ne pyetje, blute e kane lene te lire, duke e ndjekur nga pas dhe rezultoi se jetonte ne te njejtin pallat, ku ne nje cep te se cilit ndodhi edhe vrasja e 63-vjecarit. Me 6 tetor, blute ndaluan Tershanen dhe si piste te pare hodhen nje vrasje per pasion dhe nje borxh qe i kishte viktima. I marre disa here ne pyetje, Tershana nuk pranoi te fliste ne lidhje me kete ngjarje dhe mohoi autoresine. Edhe deshmitarja okulare e vetme e kesaj ngjarjeje, Yllka Shaba, deklaroi se nuk e njihte autorin e krimit, nderkohe qe, sipas saj kete te fundit, e ka pare vetem ne televizor pas arrestimit. Ngjarja per te cilen akuzohej 29-vjecari Erhard Tershana, ka ndodhur me 4 tetor te ketij viti, ne afersi te Fakultetit Histori-Filologji, prane pallateve “Fratari”.
R.Caushaj