E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfetet lene ne burg kryetatimorin

Gjykata e Tiranes nuk pranon kerkesen e avokatit per mase me te bute sigurie ndaj shefit te rajonit nr. 2 te Policise Tatimore, i arrestuar tri dite me pare afer Piramides per korrupsion pasiv dhe ryshfet ndaj bizneseve. Operacioni “Gjoba e fundit 2”, ka pasur te njejten rrjedhe si goditja e pare e dhene ne muajin shtator te ketij viti, ku u ndaluan 5 zyrtare tatimore. Arjan Paskaj, 29 vjec, nuk ka pranuar te flase perpara gjykateses se gatshme, Mimoza Kajo, nderkohe qe akuza ka kerkuar lenien ne fuqi te mases se sigurise te marre disa dite me pare ne mungese. Arjan Paskaj u vu ne pranga tri dite me pare nen akuzen e “korrupsionit pasiv ndja personave qe ushtrojne funksione publike”. Shkak i arrestimit te tij ka qene pikerisht implikimi ne vjeljen e ryshfeteve ndaj bizneseve ne Tirane, pasi dyshohet se u bente presione per aktivitetin. Nga hetimet e deritanishme te kryera nga organi i akuzes, Paskaj ishte edhe nje nga bashkepunetoret e gjashte personave te tjere te arrestuar gjate operacionit te pare. Perfshirja e Paskaj ne keto abuzime ka qene shkaku i venies ne pranga. Burime nga prokuroria bene te ditur se ka persona te tjere te implikuar, te cilet gjenden nen hetim.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›