Numërohet qendra e parë në Kukës, kryeson PS me 45.24 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa është numëruar edhe qendra e parë e votimit nga 139 në total në qarkun e Kukësit që i takon Njësisë Administrative të Zapodit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 76 vota ose 45.24 %.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 48 vota ose 28.57 % të tyre.
Partia Social Demokrate ka marrë 43 vota ose 25.60 %.

/a.f/