E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 16 qendrat e para të votimit në Berat, kryeson PS me 56.09% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 16 qendrat e para të votimit nga 275 në total në qarkun e Beratit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1728 vota ose 56.09%.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 1087 vota ose 35.28 % të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 114 vota ose 4.58%.

Partia “Mundësia” ka marrë 47 vota ose 1.53% të votave.

Lëvizja Bashkë ka marrë 29 vota ose 0.94%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›