Numërohen 70 qendrat e para të votimit, kryeson PS me 53.56% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 70 qendrat e para të votimit nga 5225 në total në gjithë vendin.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave kryeson Partia Socialiste me 7689 vota ose 53.56% të tyre.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 4869 vota ose 33,92% të tyre.
Partia Socialdemokrate ka marrë 835 vota ose 5.82%.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 400 vota ose 2.79%.
Partia “Mundësia” ka marrë 247 vota ose 1,72% të votave.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 150 vota ose 1.04%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 89 vota ose 0.62%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 26 vota ose 0.18%.
Lëvizja Atdheu ka marrë 23 vota ose 0.16%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 19 vota ose 0.13%.
Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 8 vota ose 0.06%.
Numri i votuesve në këto qendra votimi është 15234, ndërkohë që nga procesi i numërimit kanë rezultuar 14355 vota të vlefshme dhe 598 të pavlefshme.

/a.f/