E Martë, 3 Nëntor 2026

Numërohen 12 qendrat e para të votimit në Tiranë, kryeson PS me 47.22% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 12 qendrat e para të votimit nga 1282 në total në qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1484 vota ose 47.22%.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 1121 vota ose 35.67 % të tyre.

Partia “Mundësia” ka marrë 175 vota ose 5.57% të votave.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 96 vota ose 3.05%.

Partia Social Demokrate ka marrë 59 vota ose 1.88%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›