E Martë, 3 Nëntor 2026

Numërohen 55% të totalit të votave nga jashtë, PS merr 54.17%, PD 28.27%

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Procesi i numërimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit vijon.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot deri në orën 19:50′ janë numëruara 106 565 zarfe me vota nga 194 889 që janë në total.

Nga këto, Partia Socialiste ka marrë 57 209 vota ose 54.17% në total, ndërsa Partia Demokratike e cila renditet e dyta ka marrë 29 856 vota ose 28.27% në total.

Partia e tretë më e votuar nga diaspora është “Nisma Shqipëria Bëhet” me 8 836 vota ose 8.37% në total.

Nr Subjekti Sigla Vota %
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 29856 28.27 %
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 2794 2.65 %
3. Lëvizja Atdheu LA 163 0.15 %
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 742 0.70 %
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 57209 54.17 %
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 8836 8.37 %
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 589 0.56 %
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 63 0.06 %
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 298 0.28 %
10. Partia Mundësia MUNDESIA 3837 3.63 %
11. Partia Socialdemokrate PSD 1226 1.16 %

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›