E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 72 qendra votimi në Fier, kryeson PS me 64.58 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Fierit janë numëruar 72 qendra votimi nga 587 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 11893 vota ose 64.58 %.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 4518 vota ose 24.53 % të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 812 vota ose 4.41 %.

Partia “Mundësia” ka marrë 439 vota ose 2.38% të votave.

Partia Social Demokrate ka marrë 208 vota ose 1.13%.

Lëvizja Bashkë ka marrë 199 vota ose 1.08%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›