Numërohen 70 qendra votimi në Elbasan, kryeson PS me 60.47 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Elbasanit janë numëruar 11 qendrat e para të votimit nga 508 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 10836 vota ose 60.47%.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 5095 vota ose 28.43% të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 667 vota ose 3.72%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 464 vota ose 2.59%.
Partia “Mundësia” ka marrë 408 vota ose 2.28% të votave.
Partia Social Demokrate ka marrë 187 vota ose 1.04%.
Lëvizja Bashkë ka marrë 141 vota ose 0.79%.

/a.f/